VIP

Altuna Sejdiu – Tuna e operon hundën

A kishte nevojë Altuna Sejdiu të operonte hundën? Ajo nuk është kritikuar kurrë për pamjen e saj të jashtme. Është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të shoë biz-it, megjithatë ja që Tuna ka parë me lupë defekte në fytyrën e saj.

Ndaj pak kohë më parë, para se të bëhej pjesë e programit “E diell” Tuna ka bërë një vizitë te kirurgu plastik që i ka dhuruar një hundë të re. Ndoshta jo më të bukur se të parën, por më ndryshe. Kanë mjaftuar të heqë disa milimetra nga hunda e saj dhe Tuna mesa duket është ndjerë mirë me veten e saj. Sipas psikologëve, njerëzit janë të prirur të ndryshojnë pamjen e jashtme pas situatave shumë stresuese në jetë dhe dështimesh. Nevoja për një pamje të re, i krijon njerëzve idenë e të nisurit një jetë të re. Tuna pas një martese shumë të përfolur në media dhe një divorci të përfolur edhe më shumë, ka ndjerë nevojën për të lënë pas krahëve jetën e vjetër dhe të nisë një jetë të re bashkë me një hundë të re. Ndaj, nuk na mbetet veçse t’i urojmë Tunës: Paç fat me të dyja!

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close