VIP

Anthony do ta dashuroj gjithnje Jenniferin

Kanë kaluar tashmë gjashtë javë që Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë njoftuar ndarjen e tyre dhe Marc jep intervistën e tij të parë që pas kësaj ngjarjeje. 

Intervista do të transmetohet e plotë sot në televizionet amerikane, ndërsa për momentin mësohet se Marc ka deklaruar se do ta dashurojë gjithnjë ish-gruan e tij.

Marc dhe Jenn janë prindër të binjakëve Max dhe Emme ndërsa martesa e tyre zgjati 7 vjet.
Nga ana e saj Jennifer me parë ka deklaruar se pavarësisht martesave të saj të dështuara ajo sërish beson tek dashuria.

“Eshtë ende ëndrra ime të dashuroj. Unë mendoj pozitivisht dhe jam e vendosur që të eci përpara me jetën time, të rris fëmijët e mij dhe të bëj sa më mirë detyrën time si nënë, si artiste dhe si grua. Unë ndihem e fortë”, pati deklaruar Lopez.

Jennifer ka theksuar se ajo gjithnjë do ta respektojë Marc-un si këngëtar dhe artist, si dhe do të ketë një vend special në zemrën e saj si babai i fëmijëve.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close