Teknologji

Apple mundohet të ndal shitjen e Samsung Galaxy SIII

Një avokat i kompanisë Apple tha se krijuesi i iPhone dhe iPad mund të kërkojë një urdhër ligjor ndalimi për lansimin e telefonit më të ri të Samsung, Galaxy S III, në Shtetet e Bashkuara më vonë gjatë këtij muaji.

Në një seancë të mbajtur të enjten në gjykatën federale në San Jose, California, avokati i Apple, Josh Krevitt, tha se kompania e tij mund të paraqesë një kërkesë për urdhëresë ndalimi të përkohshëm kundër Samsung, dhe se kjo gjë mund të ndodhë gjatë javës, raporton Reuters.

Apple ka paditur rivalin e saj Samsung për abuzim me patentat e saj vitin e kaluar, duke akuzuar krijuesin e Koresë së Jugut për kopjime “skllavërore” të telefonit të saj të famshëm iPhone, si dhe tabletit të saj iPad.

Samsung mohon pretendimet e Apple, dhe për më shumë, ajo është kthyer prapa tek Apple me një kundër-akuzë dhe pohim për kopjim nga ana e kundërt.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close