BotaLajme

Greqi, deputeti rrah me grushte dy femra (Video)

Për t’i njohur më mirë përfaqësuesit e Agimit të Artë, parti kjo me bindje neo-naziste, që në zgjedhjet e fundit u bënë edhe forcë parlamentare me disa deputetë, mjafton të shohësh këtë video, ku në një emision direkt një deputet i kësaj partie, ngre dorën mbi dy gra politikane.

Ky incident ka ndodhur në studion e televizionit ANT1 në Greqi, ku deputeti i zgjedhur, më 6 maj dhe kandidat për zgjedhjet e 17 qershorit i partisë Agimi i Artë,

[wp-like-locker]

Ilia Kasidiaris ka goditur me shuplaka dhe grushte një përfaqësuese të njohur të Partisë Komuniste, Liana Kanelis, ndërsa hodhi një gotë me ujë mbi anëtaren e SYRIZA-s Rena Dourou.

Ngjarja ndodhi gjatë një debati direkt në studion televizive të ANT1, duke lënë prezantuesin Jorgos Papadakis, thjesht një vëzhgues të pafjalë, transmeton BalkanWeb.

Gjithçka nisi kur Rena Dourou nga SYRIZA foli për një procedurë gjyqësore, që është duke u zhvilluar kundër deputetit të Agimit të Artë. Pas një debati të shkurtër, Ilia Kasidiaris i Agimit të Artë nuk hezitoi të hedhë gotën me ujë në drejtim të anëtares së SYRIZA-s dhe qëlloi me shuplaka anëtaren e Partisë Komuniste Liana Kanelis.

Në panik, njerëzit në studio përpiqen për të qetësuar Ilia Kasidiarin, por më kot.

Emisioni u ndërpre disa herë, ndërsa prezantuesi Jorgo Papadakis kërkoi falje për shikuesit.

[/wp-like-locker]

 

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close