FutbollSport

Zlatan Ibrahimovic: Ronaldo nuk është më i miri

Zlatan IbrahimovicSulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është ndër lojtarët më të mirë në botë, por jo më i miri nga të gjithë.

Gjatë muajve të fundit Ronaldo është lidhur shpesh me një kalim te Kampioni i Francës, kontrata e të cilit përfundon pas dy viteve.

Dhe, përpara ndeshjes miqësore që Los Blancos do ta zhvillojnë me PSG-në të shtunën mbrëma, 31-vjecari ka thënë se është normale që një klub si PSG të lidhet me portugezin, të cilin ai e konsideron si njërin ndër më të mirët.

“Cristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Është shumë normale që ai të lidhet me PSG-në shumë shpesh, sepse projekti i këtij klubi është që të bëhet më i miri në Evropë dhe mundohet t’i mbledh të gjithë lojtarët e mirë”, ka thënë Ibra gjatë një konference.

Mirëpo, kur përkthyesi i pranishëm i mori fjalët e tij gabimisht, kinse ai ka thënë se Ronaldo është më i miri në botë, Ibra ndërhyri dhe tha: “Jo, ai është një ndër më të mirët – jo më i miri”.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close