VIP

Spears shpallet ikona homoseksuale e të gjitha kohërave

Ish-princesha e popit, Britney Spears, është votuar si ikona më e madhe e homoseksualëve e të gjitha kohërave në sondazhin e kryer nga një organizatë joqeveritare në Kaliforni.
Sipas rezultateve të sondazhit, Britney Spears ia kaloi mbretëreshës së popit Madonna, e cila dikur ishte model i Britneyt, transmetojnë mediet amerikane.
Edhe pse dallimi në vota ishte i vogël, megjithatë Britney triumfoi. Reagimet e organizatorëve ishin interesante, të cilët konsiderojnë se Madonna do të kthehet përsëri në krye posa të publikojë albumin e ri.
Vendi i tretë i takoi Lady Gagas, ndërsa në vendin e katërt ishte këngëtarja Katy Perry.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button