Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Arrestohet hajduti serial i pushuesve në Shqipëri

prangaNjë 30-vjeçar nga Tirana, i cili ishte kthyer në tmerrin e pushuesve në plazhin e Gjirit të Lalzit, ka përfunduar në pranga. Ervis Berisha, pasi zinte “shoqëri” me personat që frekuentonin këtë plazh, u hapte makinat luksoze dhe vidhte paratë, celularët e shtrenjtë dhe sendet me vlerë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, bëjnë me dije se vetëm gjatë ditës së enjte, Berisha ka kryer tri vjedhje brenda 4 orëve. Pas denoncimeve të shumta të kryera nga shumë qytetarëdurres,, blutë e Durrësit në bashkëpunim me kolegët e tyre të Shijakut mundën të identifikonin dhe të arrestonin hajdutin profesionist nga kryeqyteti. Mësohet se Berisha u kap në flagrancë pasditen e së enjtes, gjatë operacionit të koduar “Kosovari”.

Sipas burimeve policore, Ervis Berisha, banues në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, vidhte pushuesit potencialë, pra ata që mbërrinin në plazh me makina luksoze. Mësohet se 30-vjeçari ishte pajisur më një çelës egzagonal dhe pinca multifunksionale, me të cilat hapte dyert e makinave që bastiste, transmeton BW.

Ai hiqej si pushues kosovar dhe, sapo shikonte që “preja” e tij futej në det apo drekonte në restorant, shkonte tek vendi ku ishte parkuar automjeti, e hapte, dhe më pas vidhte çdo gjë me vlerë që kishte brenda tij. Bazuar në denoncimet e shumta të pushuesve për vjedhjet e kryera në plazhin e Gjirit të Lalzit, si dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ka rënë në gjurmët e të riut.

Efektivë të policisë së Shijakut kanë shkuar të enjten në plazhin e Gjirit të Lalzit dhe janë hequr si pushues. Gjatë gjithë kohës ata kanë mbajtur nën vëzhgim Ervis Berishën, i cili ka vjedhur automjetin e parë, të dytë dhe të tretë. Pasi ka mbaruar “punë”, blutë i kanë vënë prangat.

Në momentin e arrestimit, autorit të krimit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 autoveturë tip “Ford” me targa AA 310 BI, marrë me qira tek kompania “Alfatino” Tiranë; 2 telefona celularë të markës IPHONE; 1 telefon i markës Nokia; 1 aparat GSP i markës Garnin; 12.700 lekë (të rinj); 1 kuti shahu, 1 çelës ekzagonal i përpunuar që shërben për hapjen e autoveturave; 1 çantë e vogël dore, në të cilën u gjet një seri çelësash të numrave të ndryshëm; 1 kuti çelësash e veglash të tjera pune, si dhe 1 palë pinca multifunksionale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button