KosovaLajme

Arrestohet pejani që paraqitej me kartelë si pjesëtar i AKI’së dhe policisë, mbante edhe armë

Policia e Kosovës përmes një komunikate adresuar mediave ka njoftuar se është arrestuar një 44-vjeçar pasi prezantohej me kartelë si pjesëtar i AKI’së dhe policisë, mbante edhe armë.

Hetuesit policorë të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë kanë ekzekutuar urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë për Krime të Rënda, duke arrestuar dy persona.

Njëri i arrestuar është 44-vjecar me iniciale S.Zh. ndërsa tjetri 21-vjecar me inisale S.Zh.

21-vjeçarit i janë zënë armë dhe monicion dhe dëshmi të ndryshme si dokumente.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Hetuesit policorë të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Pejë, të mbështetur nga patrulla policore të Stacionit Policor-Pejë dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë, sot në mëngjes kanë ekzekutuar urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë-Departamenti për Krime te Rënda.

Kontrolli është realizuar në shtëpi banimi në Pejë, nën  dyshimin se i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 1977,  posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë, kishte ekspozuar armë dhe qytetarëve i është prezantuar si person zyrtar.

Ndërsa, i dyshuari S.Zh., mashkull kosovar, viti i lindjes 2000, dyshohej se ka në pronësi një shumë të parave të falsifikuara.

Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme si dokumente, armë dhe municion, të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore.

Lidhur me këtë policia ka iniciuar rast nën dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar te armëve’, ‘prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe ‘falsifikimi parasë’.

Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button