KosovaKronika e ZezeLajme

Arrestohet për korrupsion profesori Ruzhdi Sefa

Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën dyshimet për mitmarrje dhe shpërdorim të detyrës zyrtare ka arrestuar Ruzhdi Sefën profesor i Universitetit të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, kapiten Baki Kelani. Ai ka pohuar se sot rreth orës 12:30 është arrestuar një profesor universitar nën dyshimet për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, sipas Kelanit, arrestimi me gjasë nuk ka të bëjë me punën e tij në Universitet, por ka gjasa që bëhet fjalë për një punë sekondare të tij ku ishte i angazhuar si ekspert për vlerësimin e dëmeve nga ana e Gjykatës.

Zëdhënësi i policisë nuk ka treguar për detajet tjera rreth këtij rasti për shkak se, siç ka potencuar ai, ende nuk e ka pranuar raportin zyrtar nga njësit përkatës.

“Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar një person nën dyshimin për mitmarrje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Bëhet fjalë për një rast ku ky i dyshuar ishte angazhuar nga Gjykata në një rast në cilësi të ekspertit për vlerësimin e dëmit. Akoma nuk jemi njoftuar zyrtarisht me rastin, nuk e kemi marrë raportin nga njësiti që është duke u marrë me rastin”, ka thënë Kelani për “Infokusi”.

Nga ana tjetër, mësohet së i arrestuari, Ruzhdi Sefa, i lindur më 1 nëntor 1952 në Gjakovë, është ligjërues në Fakultetit Teknik në Prishtinë.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close