EkonomiaKosovaLajmeMaqedonia

Arrihet marrëveshja me Maqedoninë

kufiriËshtë arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Maqedonisë për largimin e masave tregtare nga të dyja palët. Arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar zv.kryeminisitri Hajredin Kuçi dhe zv.kryeministrja Mimoza Kusri-Lila si dhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha.

Zv. kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi i cili nga ana e Kosovës ka udhëhequr bisedimet për zgjidhjen e problemit, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për Kosovapress.

Edhe zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar për profilit të saj në Twitter se Qeveria e Maqedonisë ka pranuar ta heqë ndalesën për miellin e Kosovës. Heqjen e ndalesës për importin e miellit nga Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë.

“Sapo u informuam se ndalesa e miellit e vendosur nga Qeveria e Maqedonisë do te hiqet nesër në mesnatë në mes të 14 dhe 15 shtatorit”, ka shkruar ministrja Kusari-Lila.

Ende nuk dihet a do të hiqet dhe kur do të hiqet taksa e Maqedonisë prej 2 eurosh e vendosur për qytetarët e Kosovës.

Ministrja Kusari-Lila ka paralajmëruar heqjen e bllokadës së mallrave të Maqedonisë në momentin që shteti fqinj pranon heqjen e taksës për qytetarët dhe ndalesën e eksportit të miellit.

Heqjen e ndalesës për importin e miellit nga Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë.

Ai ka thënë se sonte në mbledhjen e zhvilluar në zyrat e Qeverisë së Maqedonisë, është sjellur vendimi që embargo e vendosur ndaj Kosovës të shfuqizohet.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha ka deklaruar se importi i miellit do të shfuqizohet.

“Qeveria e Maqedonisë ka shfuqizuar masën për imptortin e miellit ndaj Kosovës, kurse një gjë e tillë do të hyjë në fuqi nesër pas mesnate”, tha shkurtimisht Hoxha për Almakos.

Zyrtarët kosovarë disa herë kanë theksuar se ata do të tërheqin të gjitha vendimet që kanë ndërmarrë ndaj Maqedonisë, atëherë kur Maqedonia të pranoj që gjendja të “rikthehet në pikën zero”.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close