LajmeMaqedonia

Autoritetet në Maqedoni: Nuk mendojmë për hapjen e aeroporteve

“Është akoma herët të mendohet për hapjen e aeroporteve”, tha sot ministri i Shëndetësisë. Ai kujtoi se akoma është në fuqi rekomandimi që qytetarët që arrijnë në vend të vendosen në karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve.

“Akoma është herët të mendojmë për hapjen e aeroporteve. Pasi kjo hap çështje tjetër, atë se nga vijnë udhëtarët. Do të arrijnë numër i madh i qytetarëve. Theksoj se akoma është në fuqi rekomandim për karantinë shtetërore për ata që vijnë në vendin tonë. Nuk mundojmë për ndryshimin e kësaj strategjie. Kemi konsultime me vendet e rajonit, për ndonjë lidhje rajonale”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Komisioni për Sëmundje Infektive është duke e shqyrtuar mundësinë për vendosjen e pasaportave imunologjike për qytetarët e Maqedonisë të cilët dëshirojnë të largohen dhe për të huajt që vijnë në vend, por akoma nuk ka vendim konkret.

Aeroportet e Maqedonisë së Veriut u mbyllën në mars.

Së pari u mbyll Aeroporti i Ohrit me vendim më 14 mars, ndërsa më 16 mars u mbyll edhe Aeroporti i Shkupit, si dhe të gjitha kalimet tjera kufitare.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close