LajmeMaqedonia

Banori i Forinës para se të vdesë ka lënë amanet pensionin e fundit ta dërgoni në Lagjen e trimave

Se rastet e bamirësisë dhe humanizmit nuk kanë fund flet edhe rasti I një banori të fshatit Forinë nga Gostivari. Rasti sa është human po aq edhe emocionues.

Në të vërtetë një banor i Forinës së Gostivarit , i cili deshi të mbetet anonim , në Shtabin e krizës në Lagjen e trimave Kumanovë kishte sjell ndihmë pensionin e babait , i cili para dy ditësh kishte ndërruar jetë.
I ndjeri sa ishte gjallë i tmerruar nga pamjet e ngjarjeve në Kumanovë para vdekjes ia kishte lënë amanet të birit pensionin e fundit tua dërgosh banorëve të lagjes së trimave.
Ky rast ka shkaktuar emocione të shumta ndër banorët e lagjes por edhe në përgjithësi tek kumanovarët.

Show More

Related Articles

Close