VIP

Flirti i Stines me vajzën e panjohur

Kantautori Nesti Duka i është rikthyer punës kohët e fundit jo vetëm me krijime të reja për këngëtarë të ndryshëm, por edhe me koncerte të shumta ku performon vetë si këngëtar.

Shpesh në profilin e tij të “Facebook” ai lajmëron fansat për vendet se ku do të këndojë, dhe në profile të ndryshme në internet publikohen foto të performancave të tij nëpër lokale.

Ne sot kemi publikuar në “Bluetooth” dy foto që na tërhoqën vëmendjen. Në to Stine shfaqet pranë një bukurosheje ‘ sexy’ që nuk është as Roza Lati e as Ronela Hajati me të cilat këngëtari është përfolur më parë për lidhje dashurie.

Mesa duket për Stinen po nis një histori e re. Ai shfaqet fare pranë vajzës së bukur e cila kërcen me dëshirë teksa Stine këndon.

Ndërkaq, këngëtari sivjet është rikthyer edhe në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Ti je engjëll” e cila ka kaluar tashmë në fazën e gjysmë finales.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button