BajramiIslamLajmeShqiperia

Besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në Shqipëri sot festojnë Kurban Bajramin duke respektuar masat ndaj COVID-19. Kremtimi i kësaj feste ka nisur që në orët e para të mëngjesit, kur besimtarët myslimanë iu drejtuan xhamive për të falur namazin.

Në Tiranë, besimtarët u mblodhën në Xhaminë e “Kokonozëve”, për të kryer faljen e tyre duke respektuar masat anti-COVID-19.

Festimet që i takojnë kësaj dite shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit të Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun. Ajo përbën festën e madhe të mëshirës, të faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.

Në faljen e Kurban Bajramit, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkak të pandemisë që ndali dhe kryerjen e haxhit dhe mbledhjes mes njëri-tjetrit për të festuar.

Spahiu u shpreh se dashuria dhe shpirti i sakrificës mund të tregohet edhe në mënyra të tjera nga besimtarët myslimanë duke respektuar edhe masat e pandemisë.

“Sot gjendemi në ditën e begatë të Kurban Bajramit, ku atmosfera shpirtërore ndodhet anë e mbanë. Qofshi të gëzuar me të afërmit e zemrës tuaj. Haxhi është pjesë e pandarë e besimtarëve myslimanë, ku është kulmi i përkushtimit fizik, por këtë vit për shkak të pandemisë mungesa e kësaj do të mbesë gjatë në mendjen e besimtarëve”, tha ai.

Spahiu u shpreh tutje se: “Sot duhet t’i jemi Zotit mirënjohës që të gëzojnë dhe të tjerët me këtë festë duke shpërndarë kurban”.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të madh konsiston në dy moment: e para është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close