VIP

Në kërkim të aktores që do ta luajë Dianan

Producenti filmik, Stephen Evans, është në kërkim të një aktoreje hollivudiane, e cila do ta luajë rolin e princeshës Diana, e cila humbi jetën tragjikisht në vitin 1997.

Filmi do të trajtojë 11 vitet e fundit të jetës së saj, ndërsa do të bazohet në memoaret e truprojës Ken Wharfe, në librin “Diana: Closely Guarded Secret”.

“Filmi fillon nga momenti kur e ka lindur djalin e dytë, Harryn, dhe theksi është mbi atë që ka përjetuar në jetën e saj si princeshë britanike”.

“Filmi as nuk do ta lëvdojë e as nuk do ta shajë, por secili shikues do të ketë kohë dhe hapësirë që të vendosë vet se çfarë personaliteti ka qenë dhe çfarë i ka ndodhur”, ka thënë producenti Evans, ndërsa transmeton CTV News.

Aktoret potenciale që mund ta luajnë princeshën Diana, janë Keira Knightley dhe Scarlett Johansson.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close