Kronika e ZezeLajmeShqiperia

Tiranë, pranga sekserëve të Gjykatës së Lartë

Përgjimet e disa personave që hetoheshin për ndikim ndaj një anëtari të Gjykatës së Lartë, janë dekonspiruar ndërsa ata përpiqeshin të korruptonin trupën gjykuese në favor të një të dënuari për vrasje.

Edhe pse nuk e kane arritur qëllimin, përgjimet kanë zbuluar edhe faktin se ata kishin mësuar për vendimin dy ditë para se ai të shpallej.

Sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, ka nisur çështja në ngarkim të Agron Lumeshit, Enard Lushakajt dhe Renato Mellarajt pasi nga përgjimet telefonike, rezulton të jenë përpjekur të ndikojnë ndaj trupit gjykues për lirimin nga burgu të shtetasit shqiptar Vilson Mellaraj, i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e Dorjan Sules në vitin 1999, në Athinë dhe plagosjen e një shtetasi tjetër.

Vendimi për të ishte dhënë nga gjykata e Apelit në Durrës. Por, sipas përgjimeve rezulton se, shtetasit Enard Lushakaj dhe Renato Mellaraj, janë interesuar për të mbledhur para te të afërmit e tyre për të paguar dhe për të zgjidhur çështjen në favor të të dënuarit në Gjykatën e Lartë.

Por, sipas përgjimeve, njeriu që premtonte zgjidhjen e çështjes në Gjykatën e Lartë ishte shtetasi Agron Lumeshi, i cili është i afërm i një prej anëtarëve të trupit gjykues, Gani Dizdari. Por Gjykata e Lartë në vendimin e saj e hodhi poshtë rekursin e bërë nga vrasësi, duke lënë në fuqi dënimin me 20 vjet burg për të.

Nga hetimet dhe përgjimet rezulton se, të afërmit e të dënuarit janë vënë në dijeni të vendimit dy ditë përpara se ai të jepej. Ndërsa i kishte vënë në përgjim, policia ka mësuar se ata dinin edhe që janë në përgjim edhe se çfarë vendimi do të jepej.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close