BotaKronika e ZezeLajme

Brutaliteti i policisë keniane, lidhin me litar 21-vjeçaren dhe e tërheqin zvarrë me motoçikletë – i luste për mëshirë

Tre policë kenianë janë arrestuar pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku shihet njëri prej tyre duke tërhequr zvarrë nëpër tokë 21-vjeçaren e lidhur me litar për motoçikletë, shkruan BBC.

Policët e akuzonin vajzën për pjesëmarrje në një plaçkitje, kurse në video shihet se si njëri nga policët qesh derisa ajo e lut që të ndalet, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale, ishin qytetarët e rajonit Nakuru që intervenuan për ta shpëtuar vajzën nga brutaliteti i policisë, të cilën më pas e dërguan me urgjencë në spital, ku u konstatua se i është thyer këmba dhe kishte lëndime tjera trupore.

Në Keni ky nuk është një rast i izoluar, pasi që shpesh policia akuzohet për përdorim të tepruar të forcës ndaj qytetarëve. Raporti për të drejtat e njeriut në Keni janë publikuar nga Kombet e Bashkuara, ku përfshihen dëshmi për përdorimin e tepruar të forcës nga policia në 182 lokacione të ndryshme.

“I kam lutur për mëshirë, por polici nuk ka dashur as të më shikojë. Nuk e kam kuptuar për çfarë akuzohesha”, ka deklaruar nga shtrati i spitalit vajza e cila u tërhoq zvarrë me motoçikletë nga policët.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button