BotaLajme

Burgoset një person për shkak se shpërndau pamjet e sulmit terrorist në Zelandën e Re

Philip Arps burgoset per shperndarje te videove nga sulmi ne Zelande

Një shtetas i Zelandës së Re është burgosur për 21 muaj këtë të marte për shkak se shpërndau pamjet e tmerrshme të masakrës në qytetin e Christchurch.

Personi i cili e kreu këtë sulm duke lënë të vrarë 51 persona, e incizoi sulmin me kamerën e tij, duke e vendosur atë direkt në Facebook.

Radio Zelanda e Re, tha se Philip Arps, 44 vjeçar, u gjet fajtor për dy akuza të shpërndarjes së materialeve të ndjeshme me më së paku 30 njerëz.

Arps i cili gjithashtu e shpërndau videon në rrjetin social.

Gjykatësi i gjykatës lokale në Christchurch, Stephen O’Driscoll tha se kur Arps u pyet për mendimin e tij për atë video, përgjigjja e tij ishte “e mrekullueshme”, thotë Radio Zelanda e Re.

“Është e qartë nga materialet që unë posedoj, se Arps është person i cili ka pikëpamje të rrezikshme ndaj komunitetit mysliman” tha O’Driscoll gjatë kohës sa e shqiptoi dënimin.

Qeveria e Zelandës së Re, ka vendosur që ata të cilët i shpërndajnë videot e masakrës mund të burgosen me deri në 14 vite burgim.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close