Dashuria

Burrat s’duhet t’i tregojnë tradhtitë

Le të ndalemi te dilema: ta thuash apo mos ta thuash kur tradhton? Në këtë pikë këshillohet që kur është mundësia të heshtin. Një prift, Don Zilli, duke iu përgjigjur disa letrave në një revistë, përkrah idenë se burrat nuk rrëfehen, prandaj nuk duhet kurrë t’i tregojnë tradhtitë. Jo për arsye morale por sepse burrat e lidhin virilitetin shoqëror me atë seksual.

Gratë sot shprehin anën e tyre femërore gjithmonë e më pak nëpërmjet mekanizmave biologjikisht “tradicionalë” si menstruacionet, apo shtatzënia duke e bazuar mbivlerësimin e tyre në atë që bëjnë me sukseset profesionale apo sentimentale.

Ndërsa gratë, pra, po “shkëputen” lehtësisht nga biologjia, burrat, përkundrazi, po mbeten akoma aty. Ata e lidhin virilitetin e tyre shoqëror me virilitetin seksual. Duke parë që burrat janë kaq të lidhur me trupin e tyre është fatale kur ata futen më shumë në krizë për shkak të një tradhtie.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button