DashuriaEdukata Seksuale

Çfarë pret ai nga marrëdhënia e parë

mardhenieKe dashnor të ri dhe dëshiron të lësh përshtypje të mirë kur për herë të parë do të flesh me të? Po ju tregojnë se çfarë duhet të bësh në mënyrë që të dy të jeni të kënaqur.

Ai pret të bëhesh aktive: mos ia lë tërë “punën” ta bëjë ai. Meqenëse kjo do të jetë marrëdhënia e parë seksuale jotja, nuk ke nevojë të bësh akrobacione në krevat, mirëpo assesi mos rri vetëm e shtrirë dhe të presësh që ai t’i përfundojë të gjitha. Kënaqeni njëri-tjetrin, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kënaqeni të dytë.

Mos u bëj e pakënaqur me trupin tënd. Nuk duhet të fshihesh nën çarçafë, nuk duhet të fikësh dritën, etj. Lejoja vetës kënaqësinë.

Mbase që të dytë do të jeni nervozë dhe të tendosur nga dëshira që çdo gjë të kalojë ashtu siç dëshironi të dy. Megjithatë, nervozizmi mund të prodhojë rezultate negative: mungesë ereksioni apo ejakulim të parakohshëm. Prandaj, që të dytë përpiquni të relaksoheni sa më shumë që mundeni.

Në rast se ju ndodhin situata të këtilla të padëshiruara, bërja me dije që kjo gjë është normale dhe që është e mundshme t’u ndodhë edhe të tjerëve. Bëhu e sinqertë dhe bisedo sinqerisht me të.

Tregoji se çka të pëlqen e çka jo! Duke pasur parasysh se është marrëdhënia e parë seksuale me të, ai nuk mund ta dijë se çka të pëlqen e çka jo. Prandaj, tregoji se çka të pëlqen. Frymëmarrja, p.sh., “do t’ia bëjë me dije” që gjërat po i bën siç duhet.

Pas marrëdhënies mos lejo të të shpërthejnë emocionet. Sa më e relaksuar t’i marrësh gjërat, ai do të jetë gjithnjë e më shumë i magjepsur me ty.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button