VIP

Cox, pushime me “kolegun” në Karaibe

Protagonistja e serialit “Friends”, Courteney Cox, duket e pashqetësuar nga akuzat e ish-bashkëshortit të saj, David Arquette, ndërsa po kalon disa ditë pushime në Karaibe me kolegun e filmit “Cougar Town”, Josh Hopkins.

46-vjeçarja dukej e relaksuar dhe shkëmbeu vazhdimisht përkëdhelje me Hopkins, ndërsa shëtisnin nën rrezet e ngrohta të diellit apo laheshin së bashku në det.

Ndonëse ka lënë pas vitet e saj më të mirë, Courteney vazhdon të mbetet mjaft tërheqëse dhe askush nuk do të thonte se “Monica” është duke iu afruar të 50-ave.

Me një bark të sheshtë dhe asnjë shenjë plakjeje në fytyrë, Cox dukej edhe më e re se “kolegu” i saj 40-vjeçar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button