VIP

Adelina Tahiri në ‘VIP shpija 2’

Në edicionin e dytë të reality-shout ‘VIP Shpija 2’ që pritet të startojë me 1 prill, do të hyjë edhe këngëtarja e re nga Shkupi, Adelina Tahiri, por vetëm si mysafire dhe jo si konkurrente.

“Jam shumë e angazhuar me disa projekte të reja në këtë periudhë, andaj nuk kam mundur të bëhen pjesë e këtij shou nga dita e parw. Vendosa të jem në Vip Shpija vetëm katër ditë si mysafire. Jam mirënjohese që më është mundësuar një gjë e tillë. Nëse hy si konkurrente do të dihet prej në fillim kush do të jetë fituese”, thotë në shaka këngëtarja.

Në mesin e konkurrentëve të këtij edicioni do të jenë këngëtaret nga Shqipëria, Mariza Ikonimi, Zajmina Vasjari dhe Ingrid Gjoni dhe Rovena Stefa.

Ndërkohë, mësohet se Adelina është duke punuar në dy këngë të reja. Ajo po qëndron në Tiranë për të xhiruar klipin e këngës më të re Bad Boy që pritet të promovohet nga mesi i prillit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button