KosovaLajme

Ekskluzive: Kush e themeloi i pari Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?

uckHapet debat i ri se kush e themeloi UÇK-në. Salih Salihu një ndër veprimtarët e hershëm dhe një i burgosur politik për çështjen kombëtare thekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është krijuar me 2 mars 1991, ne shtëpinë e Xhemail Salih Salihut, ne Besiane, ne pranine e Zahir Pajazitit, Ilir Konushefcit, Salih Salihut, Refik Shales, Mehe Ukes, Ferki Aliut,Halil Alidemes, Mustafe Llapashtices, Rexhep Salihut dhe Lutfi Salihut.
Ai në një koment në rrjetin social FB që e bënë lidhur me prononcimin e Muhamet Kelmendit lidhur me datën dhe kohën e formimit të UÇK-së thotë se: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është krijuar me 2 mars 1991, ne shtëpinë e Xhemail Salih Salihut, ne Besiane, ne pranine e Zahir Pajazitit, Ilir Konushefcit, Salih Salihut, Refik Shales, Mehe Ukes, Ferki Aliut,Halil Alidemes, Mustafe Llapashtices, Rexhep Salihut dhe Lutfi Salihut, pas dy muajve, eventualisht, është njoftuar edhe Nazmi Ajeti, këtu s’ka pas dore as lidhej as LPRK-ja as ndonje organizate tjeter, nuk e perjashtoje mundësinë te ketë pas informata edhe Partia e Unitet Kombëtar Shqiptare si dhe Qerim Kelmendi-Dema.
Këta dhe disa te tjerë prej 2 marsite1991 deri me 25 korrik 1993, kane ndërmarrë 7 aksione ne Besiane me rrethine dhe 5 aksione brenda ne Prishtine, te gjithë tjerët qe e paraqesin gjendjen tjetër gënjejnë, sepse unë Salih Salihu, garantoj me jete dhe betohem ne emër te idealit dhe te popullit shqiptare qe kjo është e vërteta e krijimit te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës si dhe e veprimeve te saja te aksioneve te armatosura. Tjerët kurrfarë lidhje s’kanë pasur me kete organizim politiko-ushtarak”, thekson Salihu.
Show More

Related Articles

Back to top button