KosovaLajme

Jeta në kampet e azilit në Gjermani (Foto)

Kushtet që iu premtuan shumë qytetarëve të Kosovës që morën rrugën për në shtetet e Evropës, nuk po u dalin të jenë ashtu si i kishin imagjinuar.

kampKështu po ndodh edhe me një qytetare të Kosovës e cila është duke qëndruar në kampin “Kalsruhe” të Shtutgartit në Gjermani.

Duke dashur që të mos i publikohet emri, kjo shtetase e Kosovës tregon se janë duke jetuar në kushte shumë të rënda.

Ajo, ka dërguar në “KosovaPress”, edhe disa fotografi që vërtetojnë fjalët e saj, ku shihet mjaftë mirë se shumica prej tyre janë duke bërë gjumin në tokë.

Në këtë kamp, sipas saj, janë duke qëndruar shumë njerëz.

“Afër një mijë persona jemi vetëm në një shatorr. Ka shumë njerëz. Është qendra më e madhe e azilit në Shtutgart”, ka thënë ajo.

Ajo, thotë ta ketë pasur të vështirë edhe të dërgoi këto fotografi, duke mos guxuar as që t’i ruaj në telefon.

Muajve të fundit, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës janë duke marrë rrugët për t’u larguar nga Kosova.

zemraorg

Related Articles

Back to top button