VIP

Vicky Zeneli, foto pa asnjë arnë në trup

Pasi realizoi një shërbim fotografik për revistën e njohur në botë, “Sport Illustrated”, modelja shqiptare në SHBA, Vildane Zeneli nuk i ka rezistuar dot ofertës së fotografit të Victoria’s Secret, Russe James, për të pozuar nudo.

Zeshkania është shfaqur më seksi se kurrë në versionin “siç e ka bërë nëna”, duke mos pasur në trup asgjë pos make-up.

E kemi parë shpesh Vildanen të fotografohet me fare pak rroba, por jo si kësaj radhe, ku nën blicin e fotografit ajo ka kaluar çdo fantazi, shkruan gazeta shqiptare “Standard”.

Sa i takon Vildane Zenelit, dimë që ajo ka refuzuar një ofertë të revistës “Playboy”, për të pozuar nudo, por ndoshta bëhej fjalë për një version më vulgar fotografie.

Kohët e fundit, modelja që njihet me emrin Vicky, e cila ka pozuar për emrat që bëjnë modën në botë, që nga Armani, Versace, Cavalli, D&G, JLo etj., ka realizuar edhe reklamën e automjeteve RAM, foto nga të cilat janë publikuar edhe në revistën “Sport Illustrated”, në koopertinën e së cilës qëndron kësaj radhe modelja seksi nga Rusia, Irina Shayk, e dashura e futbollistit Christiano Ronaldo.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close