LajmeMaqedoniaPolitika

Diaspora shqiptare përkrahje masive për Rufi Osmanin

Diaspora shqiptare i jep mbështetje formimit të subjektit të ri politik shqiptar në Maqedoni që do të udhëhiqet nga Rufi Osmani, kreu i komunës së Gostivarit.

Shoqatat e komunitetit shqiptar në SHBA, sidomos komuniteti në çikago, Detroit dhe Nju Jork i jep mbështetje formimit të subjektit të paralajmëruar dhe kjo është kumtuar nëpërmjet një telegrami drejtuar edhe në adresë të agjencisë INA.

“Ne fuqimisht besojmë se më në fund shqiptarët do të kenë një forcë politike që me dinjitet, krenari dhe sforcim intelektual e kombëtar do të dij të shtrojë çështjen e rrënuar shqiptare dhe sakrificën e të gjithëve që e bëmë me dekada e në fund edhe në vitin 2001, kur të gjithë ne u bashkuam përreth djemve të UÇK-së, që disa sot janë luftëtarë të flijuar të lirisë me vizionin e idealin kombëtar, e disa janë ata që kanë nëpërkëmbur këtë ideal e vizion. Gjithë shqiptarët atje duhet të reflektojnë për herë të fundit që të dallojnë të këqijat që po i gëlltisin çdo ditë, dhe ti japin shansin e fundit një force të re politike, që do të tubojë zërin e arsyes dhe të kohës”, thuhet në mesazhin e komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.

Shoqatat atdhetare bëjnë të ditur se do të jenë pjesë e lobimit për këtë grupim të ri politik para administratës amerikane, e cila është e zhgënjyer siç thuhet nga spektri aktual politik.

Mesazhe mbështetje dhe reagime për idenë e formimit të subjektit të ri kanë pasuar edhe nga disa organizata dhe personalitete publike nga vendet skandinave, nga Bashkësitë Shqiptare nëpër kantone zvicerane si dhe asociacione studentore të shqiptarëve të Maqedonisë jashtë vendit.

Ditëve të ardhshme pritet edhe të bëhet promovimi i subjektit të ri të politik dhe do shpallet këshilli i ri themelues.

zemraorg

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button