LajmeShqiperia

Djali me adresë femre në FB: Lekët ose të nxora fotot nudo

Dosja e prokurorisë për 19-vjeçarin nga Tropoja

Për shkak se në fotot që ai ka nisur, shfaqej nudo, nga frika e publikimit të tyre, është detyruar të plotësojë kërkesat

Euro ose drogë – Gjobëvënësi i ka kërkuar kallëzuesit dorëzimin e gjysmë kg hashash ose të 200 eurove, që i korrespondon çmimit të drogës

Dy vjet – Kërcënimet nisën para dy vitesh, pasi ka shkëmbyer biseda dhe foto me një person që kishte adresën në Facebook me emrin Ina A…

Gjoba – Në fillim, shtetasi me inicialet M.M i ka dhënë 100 mijë lekë të vjetra djalit për të cilin kujtonte se ishte vajzë

[wp-like-locker]

Dëshmia – I arrestuari ka pohuar se i ka marrë M.M në raste të ndryshme 40 mijë lekë të vjetra dhe dy telefona, iPhone dhe Samsung

FAKE-FB-On-Web-Store_1

Mariglen Mullai

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon për gjykim një 19-vjeçar, i cili kishte hapur një profil vajze në Facebook dhe pas njohjes me një djalë, i kërkonte para dhe celularë që të mos ia publikonte fotot nudo. Historia erotike është zhvilluar prej dy vitesh në Tropojë, derisa i riu që ishte zënë në çark u detyrua të bënte kallëzim në dhjetor të 2014-s. Organet ligjzbatuese nisën punën që kësaj radhe kishte si objekt rënien në grackë të 19-vjeçarit që bënte presion. Kur Desmir Gjokmakaj i kërkoi 200 euro viktimës me inicialet M.M, nisi edhe plani për arrestimin e 19-vjeçarit. Prej kohës kur Gjokmakaj u prangos, gjatë dorëzimit të stimuluar të parave, ai është në qelitë e paraburgimit. Prokuroria e akuzon për kryerjen 5 herë të veprës penale të “shtrëngimit me anë të dhunës ose kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe kërkon dënimin me burg të tij.

“Gjobat” në Facebook

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, më datë 17 dhjetor 2014, është nisur një material referues në lidhje me kallëzimin e shtetasit me inicialet M.M, banor në Tropojë i cili është shtrënguar për dhënien e shumave në para dhe telefonave përmes kërcënimeve për shfaqjen e fotove të tij në rrjetin social Facebook. Kërcënimet kanë nisur që para dy vitesh, pasi ai ka shkëmbyer biseda dhe foto me një person që kishte adresën në Facebook me emrin Ina A… Për shkak se në fotot që ai ka nisur, shfaqej nudo, nga frika e publikimit të tyre, është detyruar të plotësojë kërkesat që i janë bërë. Kështu, në fillim i ka dhënë 100 mijë lekë të vjetra djalit për të cilin kujtonte se ishte vajzë. Më pas i dha një telefon Samsung dhe një iPhone. Herën e fundit kërkesa i ka ardhur në datën 6 dhjetor 2014, nga adresa Ina A…, ku i janë kërkuar 300 mijë lekë të vjetra. Ky person i paidentifikuar ka vazhduar me veprimet e tij kërcënuese, derisa më 22 janar të vitit 2015, i ka kërkuar kallëzuesit edhe dorëzimin prej tij të gjysmë kilogram hashash (cannabis sativa) ose të 200 eurove, që i korrespondonte çmimit të drogës, duke mbajtur gjithnjë kërcënimin për publikimin e fotove nudo.

Grackë gjobëvënësit

Pas këtyre kërcënimeve, u autorizua nga ana e prokurorisë kryerja e veprimeve simuluese nga ana e policisë gjyqësore. Më 13 shkurt 2015, ora 15.00, shtetasi M.M ka vendosur një zarf të bardhë, brenda të cilit ndodhej shuma prej 200 eurosh, poshtë një kontejneri në qytetin e Bajram Currit, sipas kërkesës së gjobëvënësit. Në orën 16.00 janë konstatuar dy persona në afërsi të kontejnerit, përkatësisht Dasmir Gjomakaj dhe E.H, që vinin nga drejtime të ndryshme nga njëri-tjetri. Njëri prej tyre, Dasmir Gjomakaj, është afruar pranë kontejnerit dhe ka marrë zarfin e vendosur nga M.M. Më pas ai ka vazhduar të ecë dhe ka takuar personin tjetër, E.H, dhe së bashku kanë ecur në drejtim të rrugës “Besëlidhja e Malësisë”. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe kanë kryer arrestimin në flagrancë të Gjokmakajt, i cili mori zarfin ku ishin vendosur 200 euro, si dhe të shtetasit të quajtur E.H. Në momentin e arrestimit, Gjokmakajt iu sekuestrua edhe zarfi me 200 euro. Vetë i arrestuari e pranon faktin dhe ka pohuar se i ka marrë M.M në raste të ndryshme 40 mijë lekë të vjetra dhe 2 telefona, iPhone dhe Samsung. Megjithatë ai ka pohuar se për këtë fakt nuk ka dijeni asnjë person tjetër. Prokuroria thotë se akuzat provohen nga tërësia e provave të grumbulluara në fazën e hetimeve paraprake. Në këto kushte, sipas prokurorisë provohet se Dasmir Gjokmakaj ka konsumuar në pesë raste elementët e veprës penale të “shtrëngimit me anë të dhunës ose kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Pranimi

Versioni i 19-vjeçarit për planin e gjobëvënies

Gjokmakaj ka shpjeguar se atë ditë, shtetasi me inicialet M.M i ka shkruar se do t’i çonte paratë ku të donte ai. Ai i ka kërkuar t’i linte te kontejneri në rrugën e “Margegajt”, në orën 15.00, gjë të cilën ai e ka bërë. Rreth orës 15:30 ai i ka shkruar E.H, të cilin e ka shok klase, që të dilte e të takoheshin te lokali. Rreth orës 16.00, ai ka shkuar tek kontejneri të marrë zarfin, kohë në të cilën sipas tij, ka dalë edhe E.H, i cili ka shtëpinë aty pranë. Faktin e marrjes së zarfit nga ana e Dasmirit e konfirmon edhe E.H, i cili pohon se sapo kishte dalë nga shtëpia, e ka parë Dasmirin teksa merrte një letër te një kontejner. Nga këqyrja e telefonit të tij celular u konstatua se në aplikacionin Facebook hapej automatikisht profili Ina A…

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Back to top button