LajmeMaqedonia

Vëllai i Mirsad Ndrecajt: Tradhëtari është Ali Ahmeti, jo Riza Jonuzi

Ylber Ndrecaj, vëlla i Mirsad Ndrecajt, i rënë dy javë në parë në përplasjet e Kumanovës, ka deklaruar për gazetën “Zëri”, se ai, familja Ndrecaj dhe të gjithë bashkëluftëtarët e Mirsadit nuk e kanë asnjë pikë dyshimi në Riza Jonuzin, emri i të cilit është përfolur ditëve të fundit si personi që e ka tradhtuar grupin e luftëtarëve në Kumanovë.

Ai ka thënë se Jonuzin e njohin shumë herët dhe e kanë mik të afërm të familjes, prandaj nuk dëshirojnë që dyshime të tilla të rëndojnë mbi të.

ylber-ndrecaj

“Rizën e kemi pasur mik të familjes dhe e kemi mik të familjes edhe sot. Ai ka qenë bashkë me Mirsadin në burg e gjithashtu ka qenë miku më i mirë i Mirsadit nga lufta në Maqedoni në vitin 2001. Ne nuk kemi asnjë dyshim se Riza e ka tradhtuar Mirsadin dhe shokët e tij, prandaj e ftojmë Rizën dhe familjen e tij që lirisht të vijnë për kryeshëndosh dhe të marrin pjesë në të gjitha ceremonitë tjera mortore”, ka thënë Ndrecaj për “Zërin”.

Ai është shprehur i indinjuar me keqpërdorimin e deklaratës së tij, pasi disa portale kanë raportuar kinse është Ndrecaj ai i cili e ka cilësuar Jonuzin si tradhtar.

“Unë nuk kam dyshim në Rizën e as në askënd tjetër, përpos në Ali Ahmetin, siç kam deklaruar më herët. Unë dhe familja nuk dëshirojmë ta etiketojmë askënd. Dëshirojmë që të jenë organet kompetente ato që do ta zbardhin në tërësi ngjarjen e Kumanovës”, ka përfunduar Ylber Ndrecaj.

Show More

Related Articles

Close