VIP

Dua të dallohem në veshje

Këngëtarja kosovare Zanfina Ismaili, e cila gjithmonë duket seksi dhe joshëse, ka treguar  se i pëlqen të jetë në hap me trendet e modës dhe të duket sa më bukur jo vetëm në skenë, por edhe në përditshmëri.

“Trendet e botës janë domethënëse për mua sepse unë i përcjell ato. Jo aq shumë sa të quhem ‘fashion victim’ por aq sa gjithmonë t’i vesh gjërat të cilat tek ne fillojnë më vonë të vishen. E pëlqej modën shumë dhe përcjelli atë dhe këtë e tregon fakti se deri më tani s’kam pasur stilist, por jam bazuar vetëm në shijen time për çdo paraqitje apo klip”, është shprehur Zanfina.

Edhe pse këngëtarja pëlqen të duket mirë jo vetëm në skenë, por po ashtu edhe në jetën e përditshme, megjithatë më shumë rëndësi i kushton pamjes kur ka paraqitje publike.

“Në paraqitjet publike i kushtoj rëndësi sepse nuk lejoj të dukem ‘gjithqysh’ dhe ta kem atë qëndrim ‘mua nuk ma ndien si dukem’, jo. Kam dëshirë të dukem ashtu si ndjehem dhe të dallohem për stilin e ndryshëm që kam”.

Zanfina ka pohuar se ndonjëherë këshillohet me motrën e saj Ema për veshje, por më së shumti këtë punë ia beson vetes.

“Me motrën time Emën këshillohem shumë shpesh. Por kur asaj ndonjë gjë nuk i pëlqen e mua po, atëherë nuk e dëgjoj as atë sepse gjithmonë e di dhe e ndjej kur kam të veshur diçka më ‘trendy’. Në fund marrëveshjet më të mëdha i kam me kokën time”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka treguar që i pëlqen të bëjë shopping, por mundohet të mos “abuzojë”, me blerje.

“Është e vërtetë se shpenzoj shumë në rroba, por jo aq sa në fund të muajit të qaj dhe të them, çfarë kam bërë kështu? Më ndihmon edhe butiku i motrës që të jem në hap me modën. Kohëve të fundit jam duke blerë më shumë në Stamboll dhe Prishtinë. Por së shpejti do të shkoj edhe në Zvicër dhe do gjejë kohë për shopping edhe atje”, ka përfunduar Zanfina.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close