LajmeMaqedonia

A duhet shqiptarët të paguajnë tatime?

Qeveria e Maqedonisë vazhdon me sponsorimin e maqedonasve dhe diskriminimin e shqiptarëve në të gjitha fushat. Rasti i fundit ishte kur me paratë e taksapaguesve shqiptarë u pagua udhëtimi i tifozëve maqedonas, të cilët në vend që të bënin tifo për hendbollistët bashkë me ta fyen shqiptarët me parulla fashiste siç e kanë zakon. Dhe meqë paratë e taksapaguesve shqiptarë harxhohen për t’i sharë ato do të ishte mirë që shqiptarët të mos paguanin tatime ndaj këtij shteti, i cili nuk mendon për ata. Analisti Kim Mehmeti vlerëson se duhet menduar për këtë ide, por do të ishte mirë që një vendim të tillë ta marrin politikanët, e jo t’ia lënë popullit në dorë. “Vendimin e mos pagimit të tatimeve nga ana e komunitetit shqiptar duhet ta marrin të zgjedhurit e popullit në parlament, e jo t’ia lënë popullit që më pas të merret me gjyqe dhe me kamata. Populli duhet ti kërkojë llogari politikanëve dhe ata të marrin masa”, tha Mehmeti.

Vendim i Qeverisë për të paguar transportin dhe biletat për 1000 tifozë nga Shkupi për në Beograd si përkrahje për kombëtaren hendbollistike në kampionatin evropian, ka shkaktuar revoltë tek shqiptarët. Opozita shqiptare thotë se me këtë gjest në vend që t’i dënojë, Qeveria po u jep mbështetje huliganëve që skandalizuan opinionin me brohoritjet antishqiptare. “Duke marrë për baze së ne shqiptarët jemi kundër entofolizmit ku një komb orienton fyerje ndaj kombit tjetër të përkatësisë tjetër dhe duke pas parasysh këtë incident nuk është dashur që Qeveria me paratë e Buxhetit të stimulon këto fyerje që çojnë drejtpërdrejt në ngjalljen e konflikteve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”, tha Izet Zeqiri, deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Skandali nga ndeshja me Çekinë ku u dëgjuan brohoritjet “shqiptarë të mallkuar”, dy ditë më pas u përsëritën edhe në ndeshjen me Danimarkën. Pritet që atmosferë të njëjtë antishqiptare të mbretërojë edhe në ndeshjen e sotme me Poloninë. Edhe pse sjellja e tifozëve dhe hendbollistëve maqedonas skandalizoi tërë opinionin, kryetari Nikola Gruevski tha se nuk i ka dëgjuar ato. “Nuk i kam dëgjuar, por nëse ka pasur brohoritje të tilla ashtu edhe siç thash, unë i dënoj të gjitha llojet e ofendimeve, veçanërisht nëse janë në baza etnike dhe fetare”, tha kryeministri Gruevski.

Sjellja e hendbollistëve dhe tifozëve maqedonas në kampionatin evropian në

Serbi ka ndarë edhe opinionin në Maqedoni. Përderisa maqedonasit me eufori po presin rezultate pozitive nga ky kampionat, mediat kanë njoftuar se shqiptarët e Maqedonisë kanë festuar nëpër lokale pas humbjes së Maqedonisë nga kombëtarja e Danimarkës.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close