Kronika e ZezeLajmeShqiperiaVIDEO

Durrës, pamje horrori midis qyteti (Video)

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren “Taulantia” të Durrësit, në prani të dhjetëra kalimtarëve, që i ka pushtuar paniku. Mësohet se i plagosuri është Gjon Marashi, 29 vjeç nga Shkodra, ndërsa është bërë i mundur arrestimi i autorit Dritan Biçaku, 26 vjeç nga Librazhdi.

“A1Report!” disponon pamjet ekskluzive të ngjarjes, ku bie në sy indiferenca e qytetarëve. Në fotot më poshtë është pikërisht personi i goditur me thikë në qafë dhe i transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia nuk ka vonuar dhe ka njoftuar se ka arrestuar autorin e prangosjes, 26-vjeçarin Dritan Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit, që u kap në ikje e sipër pranë Monumentit të Rezistencës. Ai u dërgua në policinë e Durrësit dhe ndaj tij nisi marrja në pyetje për shkaqet që e çuan në këtë akt dhe në publik.

Ende nuk dihen arsyet që çuan në plagosjen e Marashit, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button