LajmeMaqedonia

E sheh në rrugë duke kaluar me vështirësi, Kryeshefi i policisë i siguron karrocë elektrike djalit nga Tetova

Kryeshefi i policisë së Tetovës Amir Dalipi, ka siguruar një karrocë elektrike për një person me aftësi të posaçme, pasi që ka vërejtur se i njëjti ka hasur në vështirësi duke kaluar në rrugë me karrocën e tij të vjetër.

Karroca e re elektrike i është dhuruar një djali 30 vjeçar nga malësia e Tetovës. Ai dhe familja e tij janë shprehur mirënjohës për ndihmën e Dalipit.

Dalipi përveç se në profesionin e tij është angazhuar edhe në aksione humanitare. Ai madje nga jashtë shtetit ka siguruar edhe mjete për zjarrfikësit e Tetovës, të cilët kanë pasur mjaftë nevojë për mjete pune.

Ndryshe, në rajonin e Tetovës gjatë 2 muajve të fundit janë ndaluar mbi 40 persona për posedim apo trafikim të lëndëve narkotike.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close