LajmeMaqedoniaPolitika

Edhe kandidatë shqiptarë dyshohen si “spiunë”

Komisioni për Lustrim është duke shqyrtuar dosjet e së paku 11 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 5 qershorit, për shkak të dyshimeve se në të kaluarën kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.

Burime nga komisioni për lustrim thonë se prej tani nuk mund të thuhet me saktësi nëse ata kanë qenë ose jo “spiunë”, por ekzistojnë dyshime të bazuara.
Edhe pse nuk publikohen emrat e partive të cilat kanë kandidatë të dyshuar si spiunë, të njëjtat burime kanë njoftuar se kandidatët e dyshuar janë nga radhët e partive maqedonase, por edhe nga radhët e partive shqiptare.
Në listat e partive politike gjenden rreth 1.500 kandidatë për deputetë. Përveç votave të mjaftueshme nga elektorati, lustrimi është kushti plotësues që duhet ta kalojnë për të hy në Parlament.
Deri tani në Maqedoni janë lustruar mbi 1.000 funksionarë aktual dhe të mëhershëm, prej të cilëve bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete janë shpallur ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë Trendafil Ivanovski dhe anëtari i këshillit të Qytetit të Shkupit, Nikolla Ugrinovski.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close