Teknologji

Edhe milionerët rrinë në Facebook

Milionerët e pëlqejnë idenë e shfletimit të rrjeteve sociale, por duket se ata rrallë kanë kohë për përdorimin e tyre.

Një sondazh nga SEI sugjeron se 70 për qind e individëve të pasur janë anëtarë të rrjeteve sociale, në krahasim me 61 për qind të popullsisë së përgjithshme të SHBA-së të cilët janë aktiv në këto faqe të internetit.

Prej atyre që përdorin rrjetet sociale, një në dy prej tyre thonë se përdorin faqen Facebook, ndërsa 37 për qind nga ata vizitojnë YouTube, dhe nën 35 për qind përdorin rrjetin social për profesionistët, faqen LinkedIn.

Gjysma e përdoruesve thanë se llogaritë e tyre në këto faqe ishin për përdorim personal.

David McLaughlin, drejtor i lartë menaxhues i Wealth Network SEI, tha: “individët e pasur janë të angazhuar me rrjetet sociale edhe më shumë se sa pjesa tjetër e publikut amerikan”.

Megjithatë, pothuajse 32 për qind e të intervistuarve thanë se nuk kanë kohë për rrjetet sociale. Edhe ata që regjistrohen në rrjetet sociale, ballafaqohen me problemin e kohës – me sa duket ata janë të zënë duke bërë para.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close