DashuriaEdukata Seksuale

Trupi femeror, mashkullor, shtatzania dhe aborti

Trupi i femrës

Vezorja: ka dy vezore, secila me madhësi sa një bajame, të cilat prodhojnë vezë.
Mitra (uterusi): ka përmasat dhe formën e një dardhe të kthyer me bishtin poshtë. Ajo përbëhet nga muskuj dhe zmadhohet kur në të rritet bebja.
Tubat falopianë (brirët e mitrës): janë dy dhe lidhin vezoren me mitrën.
Fshikëza e urinës: qese e përbërë nga inde muskulorë dhe fibrozë e cila mban urinën.
Uretra: tubi që bart urinën nga fshikëza.
Vagina: një tub rreth 8 cm i gjatë, nga cerviksi (qafa e mitrës) deri tek vulva, vrima midis këmbëve. Vagina është shumë elastike dhe përshtatet perreth penisit të mashkullit, ose përreth bebes gjatë lindjes.
Anusi: vrima në fund të zorrës së trashë, e cila mbahet e mbyllur nga dy muskuj.
Qafa e mitrës (cerviksi): normalisht është e mbyllur dhe ka vetëm një vrimë të vogël, nëpërmjet së cilës del gjaku gjatë periodave.
Klitorisi (kathica ose thepi): një organ i ndjeshëm në pjesën e sipërme të organeve gjenitale femërore, të cilit i duket vetëm pjesa e sipërme. Gjatë eksitimit seksual, klitorisi zmadhohet dhe forcohet dhe mund të jetë fokusi i orgazmës

Trupi i mashkullit

Penisi: organ që përbëhet nga një ind i ngjashëm me një sfungjer, i cili kur eksitohet, mbushet me gjak që e bën atë të ngrihet dhe forcohet. Gjatësia mesatare e penisit, kur ai është i ngrehur, është rreth 12 deri 19 cm.
Uretra: tubi që bart urinën nga fshikëza dhe spermën (përfshirë spermatozoidet) perms penisit.
Koka e penisit: ka formën e një helmete.
Lafsha (paralëkura): lekura që mbulon kokën e penisit; ajo duhet tërhequr për pastrim për të shmangur infeksionet.
Rrethprerja (ose bërja synet): prerja e lafshës është një procedurë që kryhet tek djemtë në moshën e fëmijërisë, si pjesë e një tradite kulturore, një praktike fetare ose për arsye mjeksore.
Spermatozoidet: qeliza të vogla në formën e embrioneve të bretkosave që, kur bashkohen me një vezë nga vezoret e femrës, pllenohen dhe formojnë një qelizë të re, që njihet si fetus.
Sperma: lëngu ku notojnë spermatozoidet. Spermatozoidet nevojiten për ta bërë vezën e femrës pjellore për të bërë fëmijën. Spermatozoidet derdhen me spermën nëpërmjet uretrës. Uretra zakonisht bart urinë, por gjatë derdhjes së spermës urina nuk mund të hyjë tek spermatozoidet. Një lugë kafeje me spermë përmban mesatarisht deri në 300 milionë
spermatozoide.
Testikulat: organe të buta e të rrumbullakta që prodhojnë spermatozoidet.
Skrotum: cipa në formë qeseje, brenda të cilës janë testikulat.

Virgjëria

Një grua, një vajzë a një djalë janë të virgjër kur nuk kanë kryer marrdhënie seksuale. Gratë kanë një membranë përreth vrimës vaginale, që quhet himen. Prania e membranës nuk është një shenjë e virgjërisë. Ajo mund të çahet edhe si rezultat i ushtrimeve
gjimnastikore, veprimtarive sportive ose nga përdorimi i tamponëve. Disa njerëz besojnë se cipa përreth vrimës vaginale është e vetmja provë e virgjërisë. Një besim i tillë
mund të shkaktojë shumë trishtim dhe ankth për vajzat e reja që nuk e kanë membranën, por që në fakt janë të virgjëra. Kryerja e marrdhënieve seksuale depërtuese për herë të parë, mund të jetë një përvojë e frikshme. Kur njëri ose të dy partnerët janë të virgjër, nevoja për butësi dhe mirkuptim është shumë e rëndësishme. Cipa vaginale nuk është një mur që duhet shëmbur. Për të provuar se virgjëria ka marrë fund nuk është e thënë që të jetë i pranishëm gjaku. Kryerja e marrdhënieve seksuale depërtuese për herë të parë mund të jetë e dhimbshme si për mashkullin, ashtu edhe për femrën.

Femra mund të mbetet shtatzanë që gjatë kryerjes së marrdhënies seksuale të parë.

Shtatzania

Që një vezë të bëhet pjellore ajo duhet të hyjë në kontakt me spermatozoidet e mashkullit. Në çastet kur mashkulli arrin orgazmën, sperma udhëton nga testikulat nëpër penis dhe derdhet nga penisi në pjesën e sipërme të vaginës. Sperma udhëton drejt mitrës duke u takuar me vezën, zakonisht në të ashtuquajturit brirët e mitrës ose tubat falopianë. Nëqoftëse një spermatozoid bashkohet me një vezë, gruaja mbetet shtatzanë. Veza pastaj zbret në mitër ku vendoset dhe fillon të zhvillohet. Pas rreth 9 muajsh lind fëmija.

Shënjat e para të shtazanisë përfshijnë:
ndalimin e periodave, zmadhimin e gjinjve dhe zbutjen e tyre, të vjella, një shije metalike në gojë, lodhje dhe marrje mendsh. Shtazania mund të konfirmohet me anë të një prove të thjeshtë që mund ta bëni në Shoqatën e Planifikimit Familjar ose në një klinikë.

Aborti

Aborti është procedura e ndërprerjes së një shtatzanie të padëshiruar. Për të kryer këtë ose ekstraktohet përmbajtja e mitrës, ose gruas i jepet mjekim për të shkaktuar abortin. Shtazania mund të mos jetë gjithmonë një lajm i mirëpritur. Kur femra mbetet me barrë pa dashur, situata mund të jetë shumë shqetësuese. Disa njerëz besojnë në mite, sipas të cilave, duke pirë sasi të mëdha alkooli, ose duke bërë banja me ujë të nxehtë mund të abortosh në mënyrë spontane. Këto nuk janë metoda të ndërprerjes së barrës, por mënyra të dëmtimit të shëndetit tuaj. Për hir të shëndetit tuaj, është e rëndësishme të veproni me shpejtësi dhe të vendosni nëse doni të abortoni apo jo. Ky është një vendim personal, por femra mund të dëshirojë të konsultohet me të afërm ose të kërkojë këshilla profesionale. Cilido qoftë vendimi juaj, kërkoni këshilla nga mjeku dhe/ose nga Shoqata e Planifikimit Familjar, të cilët janë në gjëndje t’ju japin këshilla. Nëqoftëse vendosni të zgjidhni rrugën e abortit, merrni masa sa më parë, mbasi procedura mund të kërkojë kohë. Do t’ju duhet të veproni në mënyrë sa më të sigurtë, duke u siguruar në mënyrë absolute që aborti të bëhet në një spital a klinikë të njohur. Çfarëdo që ju thuhet për të kundërtën, duhet ta dini se nuk ka siguri. Të abortoni nëpër ‘rrugica’, do të thotë të rrezikoni shëndetin tuaj.

Cfarë duhet të keni me vehte:

– Ditarin e periodave/të marrjes së tabletave
– Mbrojtje sanitare
– Prezervativë dhe spermicide
– Mjete të tjera kontraceptive
– Adresa për të kontaktuar në rast nevoje
– Harta që tregojnë shërbime të nevojshme
– Vaj për masazh
– Qirinj aromatikë
– Shami
– Diçka të mirë për të pirë
– Diçka të shijshme për të ngrënë
– Diçka të këndshme për të lexuar

Fjalë dhe Shprehje të vlefshme për t’u përdorur në lidhje me raportet seksuale

– Po dhe Jo
– Jo tani/ndoshta më vonë/një herë tjetër
– Ku mund të blej prezervativë?
– Kam nevojë për një mjek me të cilin të bisedoj në mirëbesim
– E kam humbur fare/A jam i/e sigurt?
– Ne nuk na pëlqejnë të njëjtat gjëra
– Po avancon shumë shpejt
– Më pëlqejnë vajzat/djemtë
– Dua të pres edhe pak më gjatë
– Më duhet të shkoj tani
– Dua të rri këtu
– Kështu (nuk) është mirë
– Nuk më pëlqen kështu
– Mjaft të lutem!
– Mos ndalo!
– Vazhdo! Jepi!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button