Shendetesi

Gratë vegjetariane, më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Sipas një studimi francez, gratë që hanë pemë të mjaftueshme, perime dhe drithëra, e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes për 17%.

Ka pasur shumë hulumtime kundërthënëse për dietën dhe rrezikun e kancerit të gjirit, mirëpo sipas zbulimeve të fundit, sugjerohet që personat të cilët konsumojnë ushqimin me pak yndyrë dhe marrin me bollëk pemë dhe perime, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes.

Në fillim të këtij viti, Instituti Nacional i Shëndetësisë ka mbështetur se gratë në postmenopauzë, të cilat kanë marrë 40 për qind të kalorive nga yndyrat, kanë qenë11 % më të rrezikuara nga kanceri i gjirit sesa gratë që kanë fituar 20% kalori nga yndyrat.

Sipas një studimi francez, gratë që hanë pemë të mjaftueshme, perime dhe drithëra, e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes për 17%.

Hulumtimi i ri tregon se nëse konsumoni më së paku pesë fruta apo perime në ditë si dhe angazhohemi me ushtrime tri orë në javë, mund të zvogëlojmë përgjysmë rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close