VIP

Edhe Obama i dashuruar në Meryl Streep

Aktorja Meryl Streep dhe këngëtari Neil Diamond, ishin mes yjeve që u nderuan në ceremoninë “Kennedy Center Honors” të dielën mbrëma në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa presidenti amerikan Barack Obama, i cili ua dorëzoi çmimet, e shfrytëzoi rastin që të bënte shaka me fituesit.

“Është e vërtetë, të gjithë i këndojnë këngët e Neil Diamond, pa marrë parasysh sa gota i kanë pirë”, u shpreh Obama.

Presidenti i SHBA-ve në një mënyrë la të kuptohet se në kohën e tij edhe ai ishte i dashuruar në njërën nga aktorët më të famshme, Meryl Streep.

“Të gjithë ata që e kanë shikuar filmin ‘The French Lieutenant’s Woman’ (‘Gruaja e togerit francez’) kanë qenë të dashuruar në Meryl Streep”, theksoi presidenti.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button