LajmeShqiperia

Edi Rama martohet fundjavën e ardhshme

Lajm rozë nga selia rozë! Kryetari socialist Edi Rama ka konfirmuar zërat për martesën e tij dhe partnerja me të cilën ai ka zgjedhur të ndajë jetën është Linda Basha.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediet, Rama njoftoi se ceremonia e martesës do të zhvillohet në fund të javës së ardhshme, por ende nuk dihen detajet e dasmës, qe pa dyshim do të jetë ngjarja e vitit. Kryesocialisti Rama ka zgjedhur që të sqarojë publikun për disa të dhëna personale për bashkëshorten e tij të ardhshme.

“Linda ka lindur në një familje tradicionale tiranase. Për të, vëllain dhe motrën e saj dy prindërit pensionistë janë modeli i adhurueshëm i punës, kujdesit dhe dashurisë qe mes plot vështirësish e sakrificash ndërtuan një familje të mrekullueshme. Linda ka një vajzë, Rean, që studion arkitekturë. Vetë Linda ka studiuar ekonomi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 ka kryer studimet Master për Ekonomi në Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Evropës Qendrore në Pragë. Prej vitit 1996 mban titullin Doktore e Shkencave Ekonomike”, thuhet në deklaratën e Ramës, njofton Top Channel.

Duke shpjeguar arritjet e zonjës Basha në karrierën e saj, Rama thekson se gruaja e tij e ardhshme nuk ka pasur aktivitet politik dhe fusha e interesit të saj publik ka qenë e mbetet shoqëria civile shqiptare ku ajo është angazhuar vijimësisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button