Interesante

Pak para martesës kuptuan se janë vëlla e motër

Burrë e grua që po argëtoheshin së bashku që pesë vite kuptuan se janë vëlla e motër pak para se të lidhnin kurorë. Këtë lajm e morën vesh nga prindërit e tyre.

Gruaja e cila është shtatzënë dhe pritet të lindë muajin e ardhshëm thjeshtë është e zhgënjyer kur mësoi se babai i fëmijës së saj në të vërtetë është edhe vëllai i saj. Çifti i cili ishte njoftuar gjatë studimeve vendosi të njoftojë familjet pak para martesës.

Mirëpo, kur erdhi ky moment ata mbetën të shtangur. Gjatë takimit të prindërve ata mësuan se janë vëlla e motër të cilët ishin ndarë kur ishin shumë të vegjël.

Ky çift nga Afrika e Jugut është rritur i ndarë, pasi që prindërit e tyre kishin pasur një shkurorëzim të dhimbshëm dhe aspak miqësorë. Atëbotë vajza ishte tetëmuajshe, ndërsa djali dyvjeçar.

Babai tha se e kishte braktisur gruan kur kuptoi se ajo e kishte tradhtuar më 1983, kështu që vajzën e rriti nëna, ndërsa djalin babai. Për këtë arsye fëmijët janë rritur në dy qytete të ndryshme larg njëri-tjetrit, ndërsa u takuan më 2007 gjatë kohës së studimeve dhe ranë në dashuri.

Familjet e çiftit të ri nuk ishin takuar kurrë gjatë lidhjes së tyre pesëvjeçare, deri në momentin kur ata i ftuan për tu marrë vesh për detajet e dasmës. Nusja e cila mbeti e zhgënjyer i tha para pak kohës mediave: “Ishte dashuri në shikim të parë. Kemi studiuar bashkë dhe kur e pashë menjëherë rashë në dashuri. E tëra që dëshironim ishte të kemi një familje të mirë dhe shumë fëmijë. Mund ta merrni me mend sa kam mbetur e trishtuar kur kuptova këtë lajm. Sidomos tash kur jam gati të lind fëmijën. Nuk e dimë se çfarë do t’i themi kur të rritet”, tha ajo.

Çifti vendosi të ndahet pasi që mësoi lajmin. Tash së bashku me prindërit po përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur këtë lëmsh.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button