LajmeMaqedonia

Ekonomia e Maqedonisë rikuperohet me vështirësi

Shpeshehrë parashtrohet pyetja a ka kaluar kriza ekonomike globale dhe a duhet që vendet e ndryshme të botës të vazhdojnë avazin e vjetër të shpenzimeve dhe zhvillimeve të aktivitetve.

Megjithatë, përkundër këtyre dilemave rritja e tregtisë në botë është zvogëluar dukëshëm në kuartalin e tretë të vitit, tregojnë të dhënat e publikuara nga instituti ekonomik holandez.

Vëllimi i tregtisë ndërkombëtare është rritur në periduëhn tremujore, deri në fund të shtatorit, vetëm për 0.9 për qind në krahasim me kuartalin e paraprak, që është një rritje më e vogël nga tremujorshi i dytë dhe shumë më pak se 3.2 përqind në kuartalin e dytë të këtij viti.

Përkundër të gjitha këtyre treguesve Maqedonia ndjehet indiferente dhe vazhdon të ndërtojë projekte të cilat shkaktojnë shpenzime të larta të parave të qytetarëve. Shkupi 2014 si projekti më eklatant, duke përfshirë këtu edhe gjërmimet arekologjike të një vitit më parë ku u harxhuan qindra milionë euro për të dëshmuar një pjesë të historisë të pabërë të Maqedonisë.

Treguesit tremujor të rritjes së tregtisë botërore janë në rënie nga muaji janar, kurse tregtia e përgjithshme ende nuk e ka arritur nivelin e para krizës tregon instituti holandez i ekonomisë, të dhënat e të cilit institut i shfrytëzojnë nga komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

Në muajt e fundit tregohet se vëllimi i tregtisë botërore është zvogëluar për 0.6 për qind në muajin shtator pas një ngritje prej 1.4 për qind në muajin paraprak.

Importi në muajin shtator është zvogëluar në të gjitha pjesët e botës, përveç në Amerikën Latine, ndërsa një zvogëlim më i madh është vërejtur në eurozonë. Vendet e vetme në të cilat është konstatuar një ngritje e importit ka qenë Amerika Latine dhe Evropa Lindore, të cilat përkundër krizës ekonomike vazhdojnë të importojnë dhe të harxhojnë para.

Ekonomistët konsiderojnë se Maqedonia duhet të rishikojë vendimet e saja për projekte të pa menduara mirë, ndërsa duhet të frikohet edhe nga falimentimi i disa vende të Evropës si Greqisë dhe Irlandës, ndërsa në të njëjtën krizë gjendet edhe Rumania dhe disa shtete tjera.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button