VIP

Eksploziv makinës së këngëtarit Labinot Tahiri – Labi

Këngëtari Labinot Tahiri, i ka shpëtuar një atentati, pasi vetura e tij ka shpërthyer nga një bombë e montuar në të, vetëm pesë minuta pasi këngëtari e parkoi para dyerve të shtëpisë së tij që gjendet në Ferizaj, Ky sulm ka ndodhur të mërkurën në orët e mbrëmjes, pak minuta pasi Labi me familje kishin zbritur nga makina, raporton Klan Kosova.

“Në orën 21:00 isha me gruan dhe fëmijët për të blerë. Pasi kam hyrë në shtëpi, pas 5-10 minuta ka shpethyer vetura”, ka thënë ai.

“Vetura m’u shkatërrua plotësisht, ishte një bombë e kurdisur në të, për fat nuk qëllova afër unë apo ndonjë kalimtar tjetër.

Vetëm fansat e mi të mos shqetësohen e të tjerat t’ia lëmë policisë në dorë. Unë askujt nuk i kam borxh, e as që i kam bërë dikujt keq”, theksoi Labi.

Nuk është hera e parë që Labi bëhet pre e atentateve, pasi kohë më parë edhe në lokalin e tij ishte montuar një bombë, ku për fat nuk kishte të lënduar.

Tags
Show More

Artikuj te ngjajshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close