VIP

Eliza Dushku vjen në Shqipëri për të bërë një dokumentar

Nëse Eliza Dushku i mban premtimet që u jep fansave përmes rrjeteve shoqërore, adhuruesit e saj në Shqipëri e Kosovë shumë shpejt do të kenë rastin të shohin shumë shpejt nga afër aktoren e famshme me origjinë shqiptare.

Në profilin e saj në “Twitter”, Dushku ka paralajmëruar se kete fundjave do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë dhe besohet se kjo gjë do të ndodhë këto ditë. E në fakt, Blerim Gjoci, drejtor i festivalit i filmit të shkurtër që zhvillohet në Kosovë, “9/11” – në edicionin e tretë të të cilit më 2006 Dushku kishte qenë kryetare jurie – ka thënë se ka informacione që aktorja e njohur do të realizojë një dokumentar në Shqipëri.

“Di që Eliza, së bashku me fotografin Fadil Berisha, do të vijë në Shqipëri për realizimin e një dokumentari”, – ka thënë Gjoci, duke shtuar se nuk ka të dhëna të sakta sa i takon datës. Ne provuam dje të kontaktonim edhe fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha (i cili veç të tjerash është edhe fotografi zyrtar i “Miss Universe”), por fatkeqësisht nuk u bë e mundur marrja e një përgjigjeje prej tij. Edhe në vizitën e saj të fundit në trojet shqiptare, më 2006-n, Eliza Dushku ka qenë e shoqëruar me Fadil Berishën.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button