LajmeMaqedoniaPolitikaZgjedhje

Ermira Mehmeti: Ka ardhur koha që në Maqedoni një shqiptar të bëhet president

ermiraNë tubimin e mbrëmshëm me qytetarë në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë thirrje që sërish shqiptarët t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale.

“Ka ardhur koha që në Maqedoni një shqiptar të bëhet president,ndoshta edhe jemi vonuar pak, që Maqedonia të ketë edhe një kryeministër shqiptar, të ketë edhe një kryetar parlamenti shqiptarë, pse jo!

Maqedonia është edhe shtet i shqiptarëve dhe këtu qëndron arsyeja se pse kërkuam kandidat konsensual, ne mendojmë se shumë shpejtë do të arrimë të ndryshojmë kushtetutën dhe mënyrën se si zgjidhet presidenti” tha bartësja e listës në njësinë zgjedhore numër 1, Ermira Mehmeti.

“BDI ka hapësirë dhe kapacitet për të drejtuar çdo institucion shtetëror, BDI ka dëshmuar se di të drejtoj, menaxhojë me të gjitha kapacitetet që ka vendi. Kreu i shtetit të zgjidhet nga vullneti i dalë nga dy shumica është ide fisnike, më se njerëzore, dy shumica që kanë legjitimitet dhe bëjnë zgjidhjen më të mirë, sepse ne të gjithë jemi dëshmitar që për 20 vite me radhë është kontestuar gjithmonë për qëllime politike, për qëllime të paarsyeshme, dhe kjo duhet të merr fund”, tha kryetari Ahmeti.

“Misioni i radhës ishte të organizojmë diasporën shqiptare, sepse ajo ndihmoi edhe Kërçovën të ju rikthehet shqiptarëve, me një kryetar shqiptarë. Ne nuk jemi mësuar të humbim ne kur hymë në misione duam të dalim fitues, pa marrë parasysh se me kë ballafaqohemi.

Nuk i kuptoj se si partitë që nuk mund të fitojnë në Maqedoni dalin me kandidat për diasporën, vetëm për të ndal BDI-në, por kjo nuk do të ketë sukses”, tha kryetari i Çairit, Izet Mexhiti.

Tags
Show More

Related Articles

Close