VIP

Fejohet Halle Berry me Olivier Martinez

Pas shumë zërave që qarkullonin për çiftin, Olivier Martinez konfirmoi se është fejuar me aktoren Halle Berry. 

“Është gjithçka e vërtetë. Jemi fejuar”, tha Martinez për gazetën ‘Miami Herald’. Sipas gazetës, aktori francez ndodhet në Miami për të inauguruar restorantin e tij të ri, Villa Azur.

Halle Berry, 45 vjeç, dhe Olivier Martinez, 46 vjeç, janë njohur në vitin 2010 në sheshxhirimin e filmit ‘Dark Tide’, pak pas përfundimit të marrëdhënies së aktores me modelin kanadez Gabriel Aubry.

Berry ka një vajzë 4-vjeçare dhe është martuar dy herë më parë. Në vitin 1996 u nda nga lojtari i bejzbollit David Justice dhe në vitin 2004 kërkoi divorcin nga muzikanti Eric Benet.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button