DashuriaLifeStyle

Kur lidhemi përmes internetit

Takimet dashurore në internet mund të duken joshëse, por nëse do të nisësh eksperimentimin mund të dështosh keq dhe te të ulet ndjeshëm edhe besimi dhe vlerësimi për veten.

Dikur dhe tradicionalisht na është përcjellë si mesazh nga më të moçmit dhe më të diturit se në dashuri dhe për dashurinë nuk mund dhe nuk duhet që të nxitohesh. Në vitet ’70 kishte shumë këngë dhe këngëtarë të grupeve të ndryshme që përcollën përmes muzikës së tyre mesazhin se: Për dashurinë e vërtetë të duhet që të presësh”. Thelbi është se dashuria nuk vjen lehtësisht, edhe pse ndonjëherë vjen atëherë kur nuk e pret. Pikërisht këto fjalë të mençura gjejnë zbatim edhe sot dhe veçanërisht nëse qëllon që të jeni nga ata që nuk lodhen së kërkuari shpirtin binjak në internet nëpër sajtet e pafund që ofrojnë partnerë dhe partnere.

Po t’i keni vënë re reklamat e sajteve të tilla shfaqin gjithmonë çifte të bukura e të reja shumë të kënaqur dhe me buzët vesh më vesh që tregojnë se sa të efektshme kanë qenë klikimet e vazhdueshme në faqet e takimeve. Shpesh fotot kanë edhe fëmijë që do të thotë se çiftet edhe janë martuar dhe trashëguar me fëmijë po aq të bukur dhe të lumtur sa vetë prindërit. Disa nga këto sajte preferojnë që t’u mëshojnë shifrave të personave të çiftëzuar dhe të martuar prej tyre.

Kështu Harmony, një shërbim interneti për gjetjen e shpirtit binjak sipas shifrave të publikuara prej tij bën të ditur se çdo ditë martohen prej lidhjeve me anë të internetit 236 çifte. Bëhet fjalë për të dhëna të vitit 2008. Një tjetër sajt mblesërish Mathch.com ka bërë një sondazh një vit më parë dhe sipas tij doli se 58500 persona kanë gjetur një partner të qëndrueshëm nga sajti gjatë një periudhe 12-mujore dhe madje ka shumë sajte që ofrojnë një periudhë maksimale prej 6 muajsh për çiftëzimin e atyre që kërkojnë partner. Sigurisht që pjesa më e madhe, në mos të gjitha këto sajte janë me pagesë dhe një biznes shumë fitimprurës për ata që i krijojnë dhe i menaxhojnë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button