Kronika e ZezeLajmeMaqedoniaPolitika

Shqiptarë në Maqedoni po rrahen, KOSOVA dhe SHQIPERIA në gjumë

Protesta filloi nga parku i Çairit dhe vazhdoi drejt Gjykatës, por te Qendra tregtare “Mavrovasja” protestuesit u ndaluan nga kordoni policor. Kësisoj protestuesit u revoltuan dhe filluan sulmin ndaj tyre.

Ajdari ju dha kohë 10 minuta që të lirojnë rrugën policët, por ata nuk lëviznin nga vendi. Dhe në mes të eksalimit dhe kordonit, ai vendosi ta përfundojë protestën. Si pasojë, u lënduan disa policë dhe erdhi ekipi i ndihmës së shpejtë.

Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktvendimi. Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga dënimi.

Në protestë ishin të pranishëm edhe babai i 4-vjeçarit Almir Aliu dhe familjarët e të dënuarve në rastin “Lagja e Trimave” dhe “Alfa”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button