VIP

Fox fshin Monroe nga lëkura e saj

Aktorja Megan Fox vendos të heqë nga lëkura e saj tatuazhin me fytyrën e divës së viteve ’50-60, Marylin Monroe, pasi tani e konsideron atë si një personazh negativ.


Fox është penduar për një prej tetë tatuazheve që ka në trupin e saj dhe ka vendosur që ta eliminojë.

“Eshtë një personazh negativ, vuante nga probleme me personalitetin, ishte bipolare. Nuk dua të marr energji negative për jetën time. Ndoshta do t’i heq edhe tatuazhet e tjerë, por lazeri është një procedurë e dhimbshme”, tha Megan.

Aktorja bukuroshe nuk ka vendosur kurrë pirsing dhe nuk ka përdorur kurrë botoks. Tani fakti që po mendon të fshijë tatuazhin e parë, tregon se ajo po kërkon që ta heqë nga vetja etiketën që i kanë vendosur si ‘bad girl’ (vajzë e keqe).

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button