VIP

Fyerje raciste ndaj Miss Universit

Fitorja e Leila Lopes, përfaqësueses së Angolës në konkursin e bukurisë Miss Univers 2011, ka shkaktuar një valë fyerjesh raciste në një faqe interneti në Brazil, ku 25-vjeçarja krahasohet me majmunët dhe quhet “vajza e King Kongut”. 

Mesazhet në gjuhën angleze dhe portugeze janë shpërndarë nga faqja Stormfront, autorët e së cilës e quajnë veten si pjesëtarë të “komunitetit nacionalist të bardhë”. Tashmë Policia Federale braziliane po heton për një lidhje mes autorëve të uebsajtit dhe grupeve neonaziste.

“Është indinjuese të shohësh një majmun me fustan”, lexohej në një nga komentet në faqe.

Leila Lopes kishte theksuar pas fitores së çmimit, kur ende nuk kishte marrë vesh për fyerjet online, se racizmi ishte një çështje që nuk e prekte aspak.

Komente të tjera theksojnë se ky konkurs ishte një formë për përhapjen e multikulturalizmit.

“Përfaqësuesja e Danimarkës ishte nga Iraku, përfaqësuesja e Rusisë ishte muslimane ndërsa përfaqësuesja e Gjermanisë vetëm gjermane nuk ishte”, lexohet në një koment.

Organizatorët e konkursit nuk kanë bërë asnjë koment për këtë çështje.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close