VIP

Romancë mes Jennifer Lopez dhe Bradley Cooper

Jennifer Lopez nuk e ka duruar shumë statusin e beqares pas divorcit nga Marc Anthony, me të cilin ishte e martuar prej 7 vitesh. 

Sipas ‘TMZ’, këngëtarja duket se ka gjetur një partner të ri. Jennifer Lopez është parë duke darkuar me aktorin Bradley Cooper mbrëmjen e kaluar në New York.

Jennifer Lopez njoftoi ndarjen nga bashkëshorti i saj Marc Anthony në 15 korrik, ndërsa aktori Bradley Cooper është ndarë nga aktorja Renee Zellwegger marsin e kaluar pas një viti frekuentimi.

Përsa i përket karrierës profesionale, Lopez po xhiron filmin “Parker”, ku do të interpretojë edhe Jason Statham, ndërsa Cooper do të shfaqet sërish në sallat e kinemasë me filmin e ardhshëm “Words”, ku interpretojnë edhe aktorët Dennis Quaid, Zoe Saldana dhe Olivia Wilde.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close