Kronika e ZezeLajmeShqiperia

U vra babai dhe u plagos djali, u digjet dhe shtëpia

Dy ditë më parë në zonën e Shkodrës u vra Frederik Marku 47 vjeç dhe u plagos djali i tij 22 vjeç, Jurgen Marku, ndërkaq mëngjesin e së shtunës familjes Marku i është djegur edhe banesa.

Burime zyrtare nga policia e Shkodrës thanë për  se banesa në fshatin Theth në pronësi të viktimës Marku është djegur së bashku me makinën që ndodhej në oborr.

Në rrezik si rrjedhojë e flakëve të zjarrit është vënë edhe një roje i cili sapo ka parë flakët ka kërkuar për ndihmë, por pa rezultat.

Ditën e djeshme u bë e mundur edhe arrestimi njërit prej autorëve që ekzekutuan Markun dhe konkretisht 25 vjeçari Leonard Nika i dyshuar si njëri nga autorët e ngjarjes së rëndë.

Ndërkaq, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:10 të ditës së enjte në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit të Shkodrës, pikërisht pranë Spitalit Rajonal ku dy pjesëtarët e familjes Nikaj u përballën në një pritë.

Si shkak i vrasjes dyshohet një konflikt i Jurgen Markut me disa të rinj, ku për të shuar konfliktin ka ndërhyrë edhe Frederik Marku dhe në një moment të mëvonshëm të dyshuarit u kanë ngritur pritë babait dhe djalit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button